Franca në flakë, mbyllen shkollat dhe metrotë (FOTO)

Emmanuel Macron përballet me grevat më të mëdha gjatë gjithë presidencës së tij. Aksionit I janë bashkuar punonjësit e hekurudhave, kontrollorët e trafikut ajror, mësuesit dhe punonjësit e sektorit publik, të cilët janë lënë punën e kanë dalë nëpër rrugë për të ngritur zërin kundër ndryshimeve të propozuara në sistemin e pensionit.

Shërbimet hekurudhore janë pezulluar thuajse tërësisht e mendohet se ngërçet e transportit mund të zgjasin për disa ditë me radhë. Në Paris, janë mbyllur 11 nga 16 linjat e metrosë; në shumë shkolla nuk po bëhet mësim, e është paralajmëruar edhe një “mbyllje simbolike”, e disa stacioneve policore. Dyqanet në rrugën që ndjekin protestuesit janë këshilluar të mbyllen për shkak për episodeve të mundshme të dhunës.

Gati gjysma e udhëtimeve të trenave Eurostar mes Parisit dhe Londrës janë pezulluar. Turistët janë këshilluar gjithashtu që për shkak të situatës së krijuar, t`i qëndrojnë larg Kullës Eiffel. Këto greva konsiderohen si një test i fuqishëm për presidentin Macron, i cili reformën e sistemit të pensioneve e kishte në mesin e premtimeve më të rëndësishme të fushatës.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.