Pasi do të rindërtojë dy shtëpi të shembura nga tërmeti, Bebe Rexha ka një tjetër surprizë për shqiptarët

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, udhëtoi pak ditë më parë drejt Shqipërisë, për të parë nga afër situatën e krijuar pas tërmetit vdekjeprurës të mëngjesit të 26 nëntorit.

Bebe u nis drejt vendit tonë dhe vizitoi dy familjet që kishte përzgjedhur për t’u rindërtuar shtëpitë e shembura pas tërmetit.

Duke parë nga afër situatën e dhimbshme të shqiptarëve, ajo nuk nguroi që t’u bënte thirrje të gjithëve që të solidarizoheshin dhe të ndihmonin sado pak vendin e saj në këto momente të vështira.

Por këngëtarja me origjinë shqiptare nuk e la me kaq. Gjatë një interviste për emisionin “Pasditja ime”, ajo rrëfeu se ka në plan të kthehet sërish në Shqipëri, kësaj here për të mbajtur një koncert.

Gjithashtu, Bebe shprehu dëshirën për një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max, pasi së bashku bëjnë fuqinë e femrës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.