Me çizme të gjata e një pallto të shtrenjtë, Jennifer Lopez tregon stilin e saj të rrugës (FOTO)

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa u shfaq në rrugët e Nju Jorkut të dielën.

50-vjeçarja dukej e mahnitshme teksa kishte veshur një palë çizme seksi të gjata, një fustan dhe një pallto gëzof të shtrenjtë.

Nëna e dy fëmijëve dukej e jashtëzakonshme me veshjen plot stil, ku çizmet e saj ranë më shumë në sy për shkak të kamoshit dhe pjesës së lëkurës. Ajo ishte përgatitur fiks për të ftohtin, teksa palltoja praktike por elegante i shkonte me fustanin.

Kjo dalje në publik e Jlo vjen një ditë pasi deklaroi se dëshiron që të zgjerojë familjen. Ajo tashmë dëshiron një fëmijë me partnerin e saj, Alex Rodriguez.

Jennifer është nëna e dy binjakëve 11-vjeçarë, Max dhe Emme, që janë frut i dashurisë me ish-bashkëshortin, Marc Anthony.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.