Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Kush është Alba, vajza shqiptare që u shfaq në krah të Ramës në emisionin ‘Porta a Porta’

Të mërkurën në mbrëmje në emisionin e Rai Uno, ?Porta a porta? të organizuar me Edi Ramën për të sensibilizuar ndihmat për tërmetin e 26 nëntorit, bashkë me kritikun kontrovers të artit Vitorio Sgarbi u shfaq dhe një vajzë timide.

Ajo u prezantua aty si Alba, bija shqiptare e personazhit të famshëm italian e cila tani studionte në universitetin Boconi dhe që ndoshta pas studimeve mendonte të rikthehej sërish në Shqipëri.

Por pas kësaj klisheje idilike të babait italian që bëhet bashkë me të bijën shqiptare për të mbledhur ndihma për tërmetin fshihet një histori jo edhe aq rozë.

Sepse Alba ka qenë për shumë kohë një fëmijë që i ati i saj nuk pranonte ta njihte, ndonëse Vitorio Sgarrbi kishte pasur një aventurë sentimentale me nënën e saj, Kozetën, një këngëtare lirike shqipëtare. Kozeta ishte e martuar me një tjetër Italian dhe për shumë kohë vajza mbante mbiemrin e tij. Vetëm pasi ai vdiq Kozeta hapi një gjyq për ti dhënë Albës, atësinë e babait të saj të vërtetë: Vitorio Sgarbi. Natyrisht kritiku kontrovers i artit, i njohur në Itali për shumë peripeci të tilla, rrefuzoi fillimisht ta njihte atësinë dhe çështja shkoi në gjykatë.

Për avokatin e Sgarbit, Giampaolo Cicconi, ky rast ishte i ndryshe nga të tjerët sepse ?vajza e kishte një baba?. Vetë Sgarbi tallej me këtë histori. Për të përditshmen Il Messaggero ai thoshte disa vite më parë : ?Fëmijë kështu kam nja 40: 4 në San Severino, 8 në Salemi ku jam kryetar i komunës, por të gjithë të panjohur?. Ndërsa për vajzën athere13-vjeçare përcaktonte: ?E njoh shumë mirë, në pamje të parë mund të duket ime bijë. Është simpatike. E ëma më telefonon herë pas here, ma sjell edhe ta shoh. Kur e takoj vajzën i them se mund të bëhet murgeshë e shkëlqyer, kështu trembet e nuk vjen të më takojë për një vit?.

Por në fund e ëma, Kozeta fitoi procesin, Vitorio Sgarbi filloi t?i paguajë vajzës së tij 2200 euro pension dhe i dha mbiemrin e tij. Ata madje në vitin 2016 pozuan së bashku edhe për revistën e përjavshme italiane ?Chi?. Sgarbi ka treguar se ndihet i lumtur për tre fëmijët e tij (përveç Albës, kritiku i artit ka njohur ligjërisht edhe Carlo-n 28 vjeç dhe Evelinën, 16 vjeçe), duke manifestuar edhe krenari që ka një vajzë shqiptare.

Megjithatë tabloja që babë e bijë përshkruajnë tani, nuk ka qenë gjithmonë rozë. Në intervistën e saj në Living, kur ishte ende në Shqipëri, Alba i ka kujtuar edhe vështirësitë e kohës kur ajo ishte një fëmijë jashtë martese: ?Momenti më i vështirë ka qenë të shikoja mamanë teksa vuante dhe ishte e stresuar për mua, për të ardhmen time dhe prej gjykimeve të të tjerëve për të, si një grua që kishte një fëmijë jashtë martese. Derisa jam njohur dhe kam marrë mbiemrin Sgarbi, situata për të ka qenë e vështirë nga ana emocionale dhe shpirtërore?, thoshte atëherë ajo.

Ndërsa tani, jo vetëm është një bije e njohur nga i ati, mbiemrin e të cilit mban, por ka filluar një universitet të nivelit të lartë si Boconi dhe së fundi u shfaq përkrah kryeministrit shqiptar në ?Porta a Porta? për të ndihmuar bashkombasit e saj të prekur nga tërmeti./ Lapsi.al

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="932233,932245,932234,932235,932236,932239,932240,932241"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore