“I çuan gruan në hotel pa leje”/ Kush është burri që i kërkoi llogari Ramës (FOTO)

Disa ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ku vdiqën 51 njerëz dhe u plagosën mbi 900 të tjerë, tërhoqi vëmendjen një video ku një qytetar i kërkonte Kryeministrit Rama, bashkëshorten që kishte ikur në hotel.

Videoja u bë shumë virale, dhe të gjithë e tallën për fjalët që ai shprehu para kryeministrit, por askush nuk e dinte se kush ishte ai person që u shpreh në të tillë mënyrë.

Sipas “Newsbomb”, zotëria në fjalë është Kastriot Gjonajt, gruaja e të cilit kishte shkruar në hotelet e që ka siguruar qeveria pas situatës delikate. Hoteli ku gruaja e Kastriotit ishte akomoduar ndodhej në Golem, ku edhe kujdesej për dy fëmijët e saj, por nga tmerri që përjetoi nga tërmeti, ajo nuk e kishte marrë Kastriotin.

Siç duket edhe nga videoja kuptohet që Kastrioti është me aftësi ndryshe, prandaj dhe gruas së tij i duhet të kujdeset për dy persona me aftësi ndryshe, sepse dhe djali i tyre i vogël ka të njëjtin problem si i ati.

Mësohet që ai është depërtuar nga Franca pasi nuk siguroi dot azilin, e më pas Kastrioti u kthye në fshatin e tij në Torrovicë të Lezhës. Në pusin e shtëpisë, humbën jetën në shtator vëllai dhe nipi i tij, të cilët u gjetën të asfiksuar brenda në një pus.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.