Humb kontrollin e makinës dhe përplaset, ish-miss Bota humb jetën (FOTO)

Mbretëresha e bukurisë pakistaneze, Zanib Naveed, ka mbetur e vdekur në një aksident me makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë fundjavës në Mayrland, Nju Jork, kur ajo humbi kontrollin e mjetit tip “Mercedez CL2”.

32-vjeçarja, e kurorëzuar Miss Bota Pakistan në vitin 2012, u ra kur makina e saj u përmbys dhe më pas u përlas me një bordurë, pasi humbi kontrollin e saj.  Kjo ka rezultuar fatale për Zanib, sepse mjeti u përmbys dhe ajo gjeti vdekjen e menjëhershme.

Sipas “The New York Post”, Zanib ka qenë duke marrë një kthesë kur ka humbur kontrollin e makinës dhe më pas është përplasur. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku e kanë nxjerrë atë nga mjeti, por fatkeqësisht ka humbur jetën menjëherë.

Ndërkohë nga hetimet e deritanishme, policia ka njoftuar se ajo nuk kishte pirë alkool dhe se ndodhej vetëm në makinë.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.