Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

FOTO/ Njihuni me ‘Brandin’, heroin shqiptar që zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6-katëshit në Durrës

?Brandi? është heroi me 4 putra i Policisë së Shtetit, të cilin qytetarët e panë përmes ekraneve, ku kërkonte për persona të mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës.

Pasditen e 26 nëntorit, teksa u ndërprenë punimet me mjetet rënda dhe u fikën mjetet që punonin nën rrënoja, u përgatit dhe u fut në kërkim qeni policor. Pas kërkimit në pjesën perëndimore të banesës, ku nuk pati asnjë shenjë, u kalua në pjesën jugore të objektit.

?Brandi? u fut në një tunel, rreth 4-5 metra, i krijuar nga rrëzimi i objektit. Në këtë vend ka ardhur reagimi i qenit, i cili dha shenjë për praninë e njerëzve nën rrënoja, rreth 2 metra në thellësi.

Ky nuk ishte misioni i parë i ?Brandit?, pasi ai është përdorur për kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="932206,932207,932208,932209"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore