Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

7 mjekë nën hetim/ Vajza vdiq nga meningjiti, e kuruan për stomakun

Prokuroria e Breshias, në Itali, urdhëroi autopsinë e trupit të një 19 vjeçareje, e cila ndërroi jetë brenda ditës nga një meningjit akut. Shtatë mjekë ndërkohë janë vënë në hetim për ?vrasje nga pakujdesia?. Ata janë personat që e kontrolluan vajzën deri në momentin kur dha shpirt.

Por ndonëse ishin të gjithë profesionistë, nuk arritën të diagnostikonin problemin shëndetësor që i mori jetën Veronica Cadei. Vajza kishte temperaturë shumë të lartë, dhe ankohej se i dhimbte qafa, shenja këto të meningjitit.

Megjithatë mjekët i kishin folur të ëmës për gastroenterit akut dhe i kishin thënë se do ta mbanin nën vëzhgim për ta hidratuar. Tani priten rezultatet e autopsisë për të hedhur dritë mbi çështjen që ka trazuar opinionin publik në vendin fqinj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore