5 pyetjet e PD për rrëzimin e pallateve në Thumanë, shkresa zyrtare për Bashkinë (DOKUMENTI)

Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e informacioneve për mosveprimin kriminal të Qeverisë dhe Bashkisë së Krujës për dy pallatet e shëmbura nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019 në Thumanë. Qeveria dhe Bashkia e Krujës duhet të japin llogari për vdekjen e 24 qaytetarëve në Thumanë – thuhet në një deklaratë të PD që mban firmën e Sekretatit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi.

Pas heshtjes së Qeverisë për pyetjet tona publike, Sekretari i Përgjithshëm i PD z. Gazment Bardhi, i drejtohet me kërkesë zyrtare për informacion Qeverisë dhe Bashkisë Krujë, për 5 çështjet e mëposhtme:

Ja cilat janë pikat e shkresës së PD:

  1. Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Bashkia Krujë verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së dy pallateve të shkatërruara në Thumanë nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e këtyre pallateve?
  2. A u verifikuan dy pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.
  3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit/verifikimit?
  4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve dhe ndalimin e hyrjes në ato banesa?
  5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor 2019 dhe mbi çfarë bazë u bë kjo?

Këto pyetje janë dërguar zyrtarisht nga PD dhe pritet të ketë një përgjigje nga autoritetet vendore.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.