U bënë prindër në tetor, bashkëshortja e Gaz Pajës poston foton e parë të djalit

Në tetor të këtij viti aktori i njohur i humorit, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi, u bënë prindër për herë të parë.

Ira solli në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin Dard, dhe çifti vendosi ta ndajë lajmin e bukur me ndjekësit në rrjete sociale.

Por Ira dhe Gazi nuk publikuan asnjë fotografi të të voglit të tyre, duke u treguar mjaft të rezervuar në këtë pjesë.

Por së fundmi, Ira vendosi që të bënte një publikim ndryshe në rrjetet e saj sociale. Ajo postoi një foto ku shfaqen këmbët e vogla të Dard.

“Dard”, shkruan Ira ndërsa në foto shfaqen paliçetat me arush të vogëlushit dhe një arush pellush. Epo nëse prisnit të shihnit fytyrën, do na duhet edhe ca kohë!

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.