Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Tronditet Tepelena, atentat me armë zjarri ndaj dy vëllezërve, vdes njëri (Emrat)

Një person ka ndërruar jetë ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tepelenës teksa persona ende të paidentifikuar u kanë bërë pritë dy vëllezërve.

Mësohet se autorët kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve Artur dhe Artan Bresha, duke lënë njëri të vdekur në vend, ndërsa tjetrin e kanë lënë të plagosur rëndë.

Ai që ka ndërruar jetë është Aruti, ndërsa Artani ndodhet i shtruar në spitalin “Omer Noshani”. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur apo detaje në lidhje me atentatorët.

Viktima punonte si rojë në një kompani inertesh.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore