Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Kate Middleton dhe kryeministri kanadez fotografohen shumë pranë njëri-tjetrit, zbulojnë se... (FOTO)

Kate Middleton dhe Justin Trudeau treguan se marrëdhëniet ndërkombëtare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë janë ende në kushte shumë të përzemërta. Dyshja u duk se po shijonte një bisedë gjatë pritjes së mbrëmshme të NATO-s në Pallatin Buckingham.

Në një seri fotografish të publikuara në llogrinë e “Instagram”-it të Kensington Royal, Dukesha 37-vjeçare dhe kryeministri kanadez, shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit në këtë event, ku ishin të pranishëm mbretër dhe udhëheqës botërorë.

Middleton dhe 37-vjeçari zbuluan se miqësia e tyre e nisur që në vitin 2016 ka vazhduar. Në atë kohë ata ishin në një turne mbretëror kanadez, kur Kate udhëtoi së bashku me Princin William në Vancouver, duke kaluar kohë me Trudeau dhe gruan e tij Sophie.

[gallery ids="931293,931288,931289,931290,931291,931292,931287,931297,931298,931299,931300"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore