Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

U mposht nga Messi, fjalët e para të Ronaldos pasi dështoi të merrte “Topin e Artë”

Cristiano Ronaldo u mposht nga rivali i i tij i “përjetshëm” në futboll, Leo Messi, që rrëmbeu “Topin e Artë” të gjashtë në karrierën e tij.

Megjithatë CR7 u zgjodh futbollisti më i mirë në Serie A, çka mund ta ngushëllojë sadopak.

“Më bën krenar ky vlerësim. Çmimin e fitova falë bashkëlojtarëve të mi te Juventusi dhe të gjithë atyre që votuan për mua. Serie A është një kampionat i vështirë, unë jam shumë i  kënaqur”, tha Ronaldo.

Kujtojmë që juria e mbrëmjes gala të futbollist përbëhej nga lojtarë dhe trajnerë nga Serie A. Ronaldo u rendit i treti pas pas Leo Messi-t të Barcelonës dhe Virgil Van Dijk të Liverpulit. Atalanta u shpall skuadra më e mirë, dhe trajneri më i mirë Gasperini.

11-shja më e mirë e sezonit

Handanovic, Cancelo, Koulibaly, Chiellini, Kolarov, Barella, Pjanic, Ilicic, Ronaldo, Zapata, Quagliarella.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore