Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Tubimi i 8 Dhjetorit?! Meta anulon vendimin: Nuk është momenti për të krijuar fokus tjetër

Presidenti i vendit Ilir Meta, në një moment kur vendi po vuan pasojat tragjike të tërmetit të 26 nëntorit ka vendosur ta shtyjë për një kohë të pacaktuar tubimin e thirrur prej tij në 8 dhjetor, për mbrojtjen e demokracisë dhe kushtetutës.

Kreu i shtetit e bëri publik këtë vendim mbrëmjen e sotme gjatë intervistës së dhënë për emisionin “Përballë” në RTSH.

Ndërkohë komisioni per shkarkimin e Metës u shty me 4 muaj punimet.

PJESË NGA INTERVISTA:

Gazetarja: Meqë dolëm tek çështja e referendumit doja t’ju bëja 2 pyetje. Së pari ju keni thirrur një tubim në datën 8 dhjetor në Qytetin Studenti. A i qëndroni kësaj thirrje sërish do të organizohet, i qëndroni thirrjes që i keni bërë popullit për t’u bashkuar ?

Presidenti Ilir Meta: Sigurisht që kjo situatë prevalon mbi çdo lloj iniciative tjetër. Tani është momenti i bashkëpunimit, i bashkëveprimit për të përballuar këtë fatkeqësi të madhe, me të cilën po ndeshet vendi dhe sidomos mijëra e mijëra familje të qarkut të Tiranës, të qarkut të Durrësit, të qarkut të Lezhës, por edhe në zona të tjera që janë dëmtuar më pak.

Kjo është prioritare dhe sigurisht që nuk është koha dhe nuk është momenti për të krijuar apo për të mbajtur një fokus tjetër. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se unë kam ndryshuar mendim se cila është rruga që do të çojë Shqipërinë përpara dhe që do t’i bëjë shqiptarët të ndihen zot të vetes së tyre dhe të vendit të tyre. Kjo është vetëm një rrugë dhe është rruga e referendumeve, por natyrisht nuk është koha më 8 dhjetor për të tërhequr njerëzit nga terreni, nga ndihma, nga përkrahja që po u bëjnë bashkëqytetarëve të tyre.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore