Trump hakmerret ndaj Macron-it, taksë për djathin dhe shampanjën franceze

Pas taksës së re të shërbimeve dixhiale ndaj SHBA-ve, Uashingtoni po përgatitet të vendosë taksa deri në 100 për qind për eksportet franceze me vlerë 2.4 miliardë dollarë.

Mes produkteve përfshihen djathi, shampanja, produktet kozmetike dhe çanta, thuhet në një raport të publikuar fare pak orë pas takimit të planifikuar mes Trump dhe Macron në Londër.

Zyrtari i lartë i tregtisë amerikane tha se taksa vjen pas diskriminimit nga Shërbimet Digjitale Franceze ndaj kompanive amerikane si Google, Apple, Facebook dhe Amazo.

“Ky vendim dërgon një sinjal të qartë se SHBA-të do të ndërmarrin veprime kundër regjimeve të taksave që diskriminojnë ose vendosin barra të padrejta për kompanitë amerikane”, tha Robert Lighthizer, përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-ve.

Kujtojmë që taksat e Shërbimit Digjital të Francës, e miratuar korrikun e shkuar, ka qenë një pikë e nxehtë në raportet mes Parisit dhe Uashingtonit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.