Tërmeti shkatërron pallatin e VIP-ave/ Flet nipi i Parashqevi Simakut

Pritet që nga momenti në moment në bulevardin Dyrrah në Durrës të shembet pallati 6-katësh që njihet ndryshe edhe si pallati i VIP-ave.

Nipi i Parashqevi Simakut, i cili jeton aty prej 22 vitesh, tha për Top Channel se ende nuk u është komunikuar nga autoritetet se ku do të vendosen.

“Mbrëmë e thanë për sot që do shembet. S’na kanë thënë ku do zhvendosemi”

Ndërkohë një banor tjetër tha: “Ne kemi një jetë që banojmë këtu, ça vendimi do merret s’e dimë, shpresojmë të kemi një shtëpi nesër pasnesër”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.