Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

'Shqipëria e plagosur do ringrihet”/ Rama ikën në Londër dhe u jep një mesazh të rëndësishëm të prekurve nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama u nis sot drejt Londrës, ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s. Me anë të një video-mesazhi, kryeministri ka theksuar se do të bëjë të pamundurën që të marrë ndihma për të prekurit nga tërmeti i 26-nëntorit.

Rama, ndër të tjera u bën thirrje personave  të prekur nga tërmeti të mos kenë asnjë merak këto 24 orë që s’do jetë në terren, pasi do vijojë gjithçka si ditët e mëparshme me grupet e punës, ku sipas tij, ai vetëm nuk do të bënte dot pa to.

"Detyra ma kërkon të largohem drejt NATO-s. S'do mund të jem mes jush sot dhe nesër.  Por nesër pasdite do të fluturoj me një ndalesë në Romë. Do të jem i ftuar në një emision televiziv, dhe do të kërkoj solidaritet nga shpija jonë e dytë Italia.

Me të mbaruar do të kthehem natën për mbledhje e zakonshme të orës 7 dhe seancën e parlamentit ku do të kalojmë buxhetin për nevojat bazike të krizës së tërmetit. Samitin e NATO-s do ta shfrytëzoj me sa të mundem për të folur për tërmetin. Këto 24 orë në terren gjithçka sipas planit. Skuadra atje po përballon, dhe unë pa ta nuk do të bëja as çerekun”, tha kryeministri.

Ndërkohë kryeministri Rama ka theksuar se vala e lëkundjeve është ulur dh epothuajse është shuar fare. Ai ka thënë se pas Samitit të Londrës, do të ndalet në Romë, ku do të marrë pjesë në një emision televiziv.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore