Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Shqetësimi i gjeologëve/ Gjiri i Korinthit mund të shkaktojë tërmetin e radhës

Europa nuk është një rajon i njohur për aktivitet intensiv sizmik, por tërmete të mëdha, ndodhin.

Në 1953, një tërmet me magnitudë 6.8 goditi ishujt grekë në detin jon. Edhe pse këto ngjarje synojnë të jenë një përjashtim dhe jo një rregull, një seri tërmetesh domethënëse ka goditur Ballkanin prej 26 nëntorit, me epiqendra në Shqipëri, Bosnje dhe Kretë.

Gjeologët, janë të shqetësuar se këto evente mund të shpeshtohen. Ballkani, sipas tyre, ka një gjeologji shumë komplekse. I gjithë rajoni është tektonikisht aktiv për shkak të shtypjes së kores së tokës më në veri dhe mbivendosjes, kur një pllakë tektonike lëviz nën një tjetër, në jug. Secili proces e shënjon këtë pjesë të botës me dridhje të shpeshta, edhe pse zakonisht të vogla.

Paslëkundjet janë të zakonshme pas një tërmeti të madh ndërsa gjeologjia e rajonit adaptohet me regjimin e ri tektonik. E kjo do të thotë që tërmetet e fundit në Evropën jug lindore nuk janë të pazakontë, por ato mund të jenë shkaktuar të gjithë nga një çlirim energjie sizmike në rajon.

Ligjet e gjeologjisë thonë se këto lëkundje gradualisht zbuten edhe pse mund të ndodhë rrallë edhe e kundërta. Gjeologët janë veçanërisht të shqetësuar për gjirin e Korinthit në Greqi, që efektivisht e ndan vendin në dy pjesë.

Atje, një proces i quajtur çarje kontinentale po i largon të dyja skajet me një mesatare prej 15 mm në vit. Ky proces mund të bëjë që pasi të arrihet një kufi i caktuar, shkëmbinjtë të çahen dhe një tërmet të pasojë.

Në Ballkan ka pasur 17 tërmete me magnituda më të mëdha se 6 që nga shekulli i 18. Modelet sugjerojnë se këto cikle tërmetesh dhe lëkundjes do të vazhdojnë. Ndaj nuk është e pazakontë që një tërmet të shkaktojë të tjerë. Dhe duke pasur këto njohuri, njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm që kur një tërmet godet, mund të mos jetë një event i izoluar./Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore