Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Sadri Abazi prish me urgjencë dy katet pa leje te pallati i tij në Durrës”

Partia Demokratike pretendon se ish-deputeti socialist, Sadri Abazi ka hequr me urgjencë dy kate shtesë në pallatin në Durrës, të ndërtuara pa leje.

Ish-deputetët demokratë, Fatbardha Kadiu dhe Luçiano Boçi theksojnë se e kanë parë Abazin në zonën e pistës “ILIRIA”, në Durrës, i cili sipas tyre kishte shkuar atje për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet.

Postimi i Luçiano Boçit

Gjatë inspektimeve si grup i ngritur nga PD, me ish-deputeten e Durrësit Fatbardha Kadiu, në zonën e pistës “ILIRIA”, për të parë nga afër dhe inventarizuar dëmet e tërmetit, pamë aty dhe deputetin e PS, Sadri ABAZI.

Shumë “i shqetësuar” por i buzëqeshur, siç shihet në foto, kishte ardhur për çfarë?!!!

Për njerëzit?

As mos e mendoni. Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme.

Pasi kishte hequr me shpejtësi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese. Pas këtij fakti tronditës që nuk është i vetëm, disa pyetje lindin për Ramën:

Kush duhet të hyjë tani në burg?!!

Pse lejohet zhdukja e provave?!

Kush ia dha lejen Abazit?!!

Po katet pa leje?!!

Po prokuroria ku është?!

Kjo është e vërteta që kërkon të fshijë Rama më bufonizmat e tij.

Përgjegjësit e katastrofës i ka në krah duke nisur nga Gjushi, Abazi e të tjerë.

Përgjëgjësi kryesor është ai vetë si mbjellës i shkatërrimit në Tiranë.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="930219,930220,930221,930222,930223,930224,930225"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore