Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Shëndeti

Riktheu në jetë zemrën e pacientit të vdekur, doktori poston pamjet (VIDEO)

Riktheu në jetë zemrën e pacientit të vdekur, doktori poston
Një zemër e ndalur është rikthyer sërish në jetë nga ekip i doktorëve të Duke University në SHBA. Zemra ishte marrë nga trupi i një dhuruesi të vdekur dhe falë teknikave të transplantit, u mundësia të pompohej gjak e të shpërndahej oksigjen duke e rikthyer në punë organin. Procedura e ndjekur nga Duke University njihet si “dhurim pas vdekje”, dhe përfshin zhvendosjen e zemrës nga një pacient i konfirmuar si i vdekur. Doktori Jacob Niall Schroder, drejtor i Programit të Transplantit të Zemrës, postoi në “Twitter” videon e pabesueshme të zemrës që rrihte artificalisht. Ky rast ka ngjallur shpresë te mijëra njerëz në SHBA që janë në pritje të një transplanti të organit. Megjithatë duhet thënë që ky model dhurimi ka pengesa profesionale dhe etike, shkruan Metro News. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore