Pension special për të mbijetuarit, hyn në fuqi vendimi i Qeverisë (EMRAT+FOTO)

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave të hënën, u miratua vendimi për trajtimin e posaçëm financiar për familjet që humbën të afërmit e tyre nga tërmeti. Qeveria vendosi të trajtojë përjetësisht me pension 9 persona që humbën të afërmit e tyre nga tragjedia e 26 nëntorit.

Të martën është publikuar në fletoren zyrtare vendimi i Qeverisë për të trajtimin financiar të këtyre familjeve. Këto persona do të përfitojnë 100 mijë lekë në muaj.

Personat që do të kenë trajtim të veçantë janë: Lindita Cara, Albert Cara, Pranvera Qato, Aleks Çupi, Albert Lala, Denisa Greku, marjana Rexhepi, Fehmi Vata dhe Diana Steneci.

Gjithashtu, Kryeministri u shpreh të hënën se do të ketë një trajtim special plus pensionit prej 60 mijë lekë në muaj për të moshuarit e këtyre familjeve që u rrënuan nga tërmeti.

Rama tha se “duhet t’u qëndrojmë pranë jo vetëm me ndihmë financiare, por edhe morale”. Familjet Lala dhe Cara ishin nga më të prekurat nga tërmeti, pasi humbën deri në 9 anëtarë të tyre nga tragjedia e së martës së kaluar.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.