Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Pas kërcënimeve me vdekje, Agron Tufa jep dorëheqjen dhe kërkon azil politik

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa është larguar nga Shqipëria duke kërkuar azil politik në Zvicër. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale, avokati i tij Kujtim Cakrani.

“Kërcënimet dhe zvarritja pafund e gjyqit, mosfillimi i procesit ndaj Cajës, kërcënimet në rrugë dhe format e fshehta të shantazhit, e kanë shtyrë Drejtorin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit Z. Agron Tufa, të kërkojë strehim politik për të mbrojtur familjen dhe jetën e tij! Në një vend ku krimi komunistë i djeshëm është më i egër se kurrë, kërkimi dhe vendosja e drejtësisë është e pamundur”, – shkruan Cakrani.

Mësohet se Tufa i ka paraqitur dorëheqjen, nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka.

Shkak për largimin e tij jashtë vendit dhe kërkesën për strehim janë bërë kërcënimet që ka marrë dhe pasiguria për jetën e tij dhe të familjes se tij në vendin tonë. Kujtojmë se prej disa kohësh Tufa kishte marrë disa kërcënime përmes mesazheve që i dërgonin edhe në rrjetet sociale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore