Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Pallatet në kombinat do shemben”, batutat e Ramës me ministrat

Pallatet e vjetra në zonën e Kombinatit që janë kthyer në një kërcënim për jetën e qytetarëve që banojnë në to para dhe pas tërmetit të 26 nëntorit do të shemben.

Vendimin e komunikoi kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë, teksa nuk kurseu as batutat me numrin dy të qeverisë Erjon Braçe.

“Pallatet në Kombinat duhen shembur, të fillojë shembja. Pallatet e vjetra në Kombinat që po terrorizojnë njerëzit dhe që i kanë dhënë këtij vendi shumë figura të njohura dhe i kanë dhënë kësaj qeverie dhe Erjon Braçen duhen shembur” - deklaroi Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore