Operacioni super sekret, si i mori Polonia 4 miliardë dollarë ar nga Britania (Fotot)

Polonia ka riatdhesuar një sasi të madhe ari me vlerë 4 miliardë dollarë në Varshavë, në një operacion që është mbajtur shumë sekret.

Sasia e madhe e arit është transportuar nga helikopterë, avionë dhe kamionë të teknologjisë së lartë. Mediat e huaja bëjnë me dije se forca të shumta policie kanë marrë pjesë në këtë operacion shumë të rëndësishëm.

Tetë fluturime u bënë netëve nga një aeroport i Londrës gjatë muajve të fundit. Rezervat e arit të vendit janë ruajtur në Bankën e Anglisë për dekada, pasi ishin evakuuar nga Polonia në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, mes frikës se do të binin në duart e nazistëve. Por qeveria nacionaliste e Polonisë tani ka filluar riatdhesimin e arit në mënyrë që të forcojë vendin.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.