Nuk bënë postime për tërmetin, Miriam Cani zbulon të vërtetën: Unë dhe Albani jemi pak… (FOTO)

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit që la pas 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur, personazhet e njohur të ekranit shqiptar reaguan menjëherë duke ofruar ndihmat e tyre nga më të ndryshme, për personat që kishin mbetur pa një banesë.

Disa vendosën që t’i bënin publike ndihmat e tyre, e të tjerë në heshjte. E kështu bënë edhe dy këngëtarët e dashur për publikun, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Kjo e fundit ka zbuluar një ditë më parë nëpërmjet një postimi në “Instagram” se po ndihmojnë rreth 200 persona të prekur nga tërmeti, duke i strehuar në kompleksin e kishës ortodokse “Shën Vlashi” në Durrës.

Në postimin e saj, Miriami ka treguar se së bashku me Albanin janë  diskret e të rezervuar  por në heshtje dhe me dashuri e zemer. Ajo tregon se kanë ndihmuar sado pak këto familje të prekura nga tërmeti.

“Jam e lumtur qe kemi arritur tju vijme sado pak ne ndihme rreth 200 personave te prekur nga termeti te cilet jane strehuar ne kompleksin e kishes ortodokse “Shen Vlashi” ne Durres. Ne keto dite te veshtira si shume te tjere ata kane nevoje per cdo lloj suporti material apo financiar. Cdokush qe deshiron te kontribuoj ne vazhdim per ato familje mund t’i drejtohet direkt kishes apo ketij numer kontakti: +355 67 201 4591 Perveç ndihmave bazike dhe jetesore duhet te ndihmojme njeri tjetrin edhe shpirterisht. Ashtu sic ushqehet dhe grohet trupi ashtu dhe shpirti ka nevoje per ushqim e ngrohtesi. Ndoshta prej natyres une dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar por ne heshtje dhe me dashuri e zemer jemi munduar te ndihmojme ku kemi mundur.Faleminderit te gjithe bashkeatdhetareve tane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Diaspore qe edhe njehere deshmuan qe kur bashkohemi ne emer te dashurise mund te marrim ne dore fatet e kombit e te bejme diferencen. Eshte deshmia se ENDE KA SHPRESE ❤️ Paqe e dashuri per te gjithe ju 🙏 Muaj te mbare te gjitheve🙏”, ka shkruar Miriami.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.