Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Një pallat në Durrës do shembet me tritol, policia dhe ushtria rrethojnë zonën (FOTO)

Një pallat që ka marrë dëmtime, por për të cilin ekspertët e huaj kanë vendosur prishjen e tij për shkak të dëmtimeve në strukturë do të shembet me ekssploziv, përmes shpërthimit të kontrolluar.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ekipet xheniere të Forcave të Armatosura ka nisur hapjen e vrimave ku do të vendosën kallëpet e tritolit, ndërsa janë marrë masat e sigurisë për një perimetër të gjerë.

Trupa xheniere është udhëzuar dhe pritet që sa më shpejt të mundësojë rrëzimin e pallatit që ka dëmtime serioze, ndonëse i shpëtoi shembje, si të tjera ndërtesa, në rrënojat e të cilave u gjetën edhe viktima.

Ndërkohë, policia ka marrë udhëzime të qarta, se për një perimetër të gjerë rrugëkalimet duhet të bllokohen, për të shmangur cdo incident të mundshëm.

Edhe banorët e tjerë të banesave aty rrotull do të evakuohen për të mos pasur ngjarje të rënda.

[gallery ids="930062,930061,930060,930059,930058,930053,930054,930055,930056,930057,930052,930051"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore