Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Nga seksi, feja dhe arsimimi, çfarë duan gratë nga partnerët në vende të ndryshme

“Çfarë kërkojnë gratë nga partnerët në afatgjatë?” Kjo është një pyetje që i ka tërhequr prej vitesh studiuesit. Megjithatë një studim i fundit Clue Ideal Partner Survey, tregon se preferencat ndryshojnë nga një vend në tjetrin.

Raporti tregon se gratë italianë janë më të prirura drejt aspekteve seksuale të partnerëve, ndërkohë që ato amerikane kujdesen më shumë mbi religjionin.

Ka disa gjëra mbi të cilat bien dakord të gjitha gratë, pra që shumica e grave duan dikë me buzëqeshje dhe  sy të bukur, dhe të këndshëm.

Gratë europiane janë më pak të prirura t’i kushtojnë rëndësi sigurisë financiare të partnerëve. Franca është vendi që mendon më së paku mbi paratë, ndërsa SHBA-ja ndodhet në mes të listës.

Kolumbia duket vendi ku gratë i kushtojnë më së shumti rëndësi arsimimit të partnerëve të tyre. Ndërkohë gratë nga vende si Danimarka ose Mbretëria e Bashkuara kanë më pak gjasa t’i japin rëndësi arsimimit. Vetëm 50 për qind e grave britanike në studim mendonin se një edukim i mirë ka rëndësi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore