Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Humbi 7 të afërm, Evi Reçi mban fjalimin prekës: Trishtimi e shpresa ecnin bashkë për një lajm të mirë, por...

Gjatë tërmetit që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, këndëtarja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi, humbi shtatë të afërm të saj.

Familja e xhaxhait të saj u shua nën rrënojat e një pallati në Durrës, Eduard Reçi së bashku me të shoqen, Dolorën dhe dy fëmijët, Klausin dhe Kristin. Nga ky tërmet vdekjeprurës, Evi humbi edhe shoqen e saj të fëmijërisë, Dienën së bashku me të bijën 8-vjeçare Eiselën dhe mamane e saj, Rozen.

“Të pranosh të papranueshmen”, kjo i ka ndodhur dhe Evit, e cila pavarësisht të gjithave, po mundohet të tregohet e fortë, pasi të tilla raste të mësojnë se asgjë nuk ka më shumë rëndësi se jeta.

Një ditë më parë, ajo ka publikuar në profilin e saj të “Instagram”-it, një video të shkëputur nga emisioni ‘Vizioni i pasdites’ në të cilën Evi ka mbajtur një fjalim prekës për të afërmit e humbur dhe në fund ka përcjellë mesazhin se bashkë jemi më të fortë se kurrë.

“Kanë qenë ditë të vështira për të gjithë ne, për të gjithë shqiptarët. Shpeshherë bëjmë plane, por dikush tjetër i bën për ne. Është krijuar një plagë e madhe, po ashtu një plagë e madhe është krijuar edhe në zemrën time. Sigurisht që u fol dhe tashmë ju e dini se në termetin e 26 nëntorit, humba 7 perosna të afërm, xhaxhain tim Eduart Reçi me familjen e tij, Dolorën dhe dy fëmijët, Klausin dhe Kristin. Si dhe shoqen time të fëmijërisë, Dienën së bashku me të bijën 8-vjeçare Eiselën dhe mamanë e saj, Rozen. Dhimbja ishte e madhe, një tragjedi që askush nuk mund ta imagjinonte. Trishtimi dhe shpresa ecnin bashkë teksa prisnim për një lajm të mirë. Por nuk ndodhi ashtu. Këto ditë për mua kanë qenë domethënëse, ku kupton se asgjë nuk ka më shumë kuptim sesa jeta”, dëgjohet të thotë Evi në vide.

“Asgje nuk me shume rendesi se sa jeta. Sot, me te forte se kurre”, shkruan këngëtarja krahas videos.

[gallery ids="926707,926706,926705,926704,926703,926708,929944,929945,929946,929947,929948"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore