Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

“Hajdutët me radio policie...”, patrullat “Shqiponja” i ndjekin për 20 minuta si në filma

Situata emergjente nëpër të cilin po kalon vendi, duket se i ka shtuar krimet, që në gjuhën policore njihen si “krimet e rrugës”.

Policia ka arrestuar një grup që kryente vjedhje të banesave në qarkun Lezhë, ndërsa janë sekuestruar radio si ato të Policisë dhe mjete që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve. Vihen në pranga 4 persona. Policia e Lezhës, pas sigurimit të informacionit se disa persona po vidhnin në banesën e shtetases F. M., në Shëngjin, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në adresën e dhënë, autorët janë larguar me shpejtësi me automjet duke përfituar edhe nga errësira.

Policia është vënë në ndjekje dhe ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër, rreth 20 minuta, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Antagut", në dalje të Shëngjinit, të bllokojë automjetin, së bashku me personat që qarkullonin në të.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet, të ushtruar nga Policia, këtyre personave iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 aparat celular i vjedhur në banesë, një trapan që shërben për hapjen e dyerve, 2 palë doreza, 4 kaçavida dhe 3 radio si ato të Policisë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë  arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Anton Frroku, 49 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin, Rushan Hysi, 25 vjeç, banues në Tepelenë; Hodo Sinanaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardian Selamani, 48 vjeç, banues në Lezhë;

Këta shtetas dyshohet se kanë kryer edhe vjedhje të tjera në qarkun Lezhë e më gjerë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre.

Gjithashtu, shtetasit Anton  Frroku, në biznesin e tij, një lokal nate në Ishull, Shëngjin, nga punonjës të OSHEE-së iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore