“Gjunjët i kemi të nxirë”, rrëfimi i dhimbshëm i Olta Gixharit: U përqafova me prindërit, thamë se mori fund…

Gjatë një bisede direkte me emisionin “Ftesë në 5”, aktorja e njohur durrsake, Olta Gixhari, nuk i ka mbajtur dot lotët teksa rrëfente momentet kur ra tërmeti i fortë më 26 nëntor.

“Ishte një natë tmerri, nuk do e besoni atë që përjetuam”, u shpreh Olta e cila më pas nuk arrinte të fliste dot. “E kuptoj që ta risjellësh në vëmendje atë që keni përjetuar disomos te shtëpia në Durrës”, iu drejtua Bieta.

“Më besnoi që për fatin tuaj të mirë, padyshim që e keni ndjerë shumë edhe në Tiranë por ju nuk e keni idenë se çfarë ka ndodhur atje, të gjithë durrsakët janë në një fazë…këto ditë kam kaluar shumë në Durrës, unë dje erdha jashtë shtetit. Une ndodhem tani larg shtëpisë sime por atë natë të tmerrshme isha në Durrës me familjen time, natë e zezë, por nga njëra anë them shyqyr që u ndodha atje se isha një krah shumë i fortë për prindërit e mi se do ishin vetëm. Ka qenë një situatë shumë e vështirë një tragjedi shumë e madhe”, tha Olta.

“Fatmirësisht unë dhe familja ime gëzojmë shëndet të mirë, shtëpinë e kemi braktisur, kemi ikur nga frika dhe s’do shkelim në atë ndërtesë deri sa ekspertët të na thonë është apo jo i banueshëm. Gjatë atyre sekondave dritat u prenë, na binin gjëra në kokë, në trup dhe na bllokuan derën e jashtme. Mua më ra gjithë dollapi i këpucëve që është sa faqe e murit, na bllokoi derën, gjunjët i kemi të nxirë, dëmtimi i madh është psikologjik, kemi pësuar shok. Momenti më i tmerrshëm ishte kur të tre u përqafuam dhe nisëm të luteshim, ishte si dorëzim, dera nuk na hapej dhe menduam se aty mori fund çdo gjë. Ishte terr, nuk kuptoja pse po rrëzohesha. Zhurmat ishin shumë të mëdha, ne banojmë edhe në kat të shtatë dhe zbritja e shkallëve zbathur ishte një tmerr me vete”, përfundoi Gixhari.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.