Edhe ekspertë izraelitë për tërmetin shkatërrues në Shqipëri

Një mision special i ndihmës izraelite do të mbërrijë sot në Shqipëri, pas tërmetit shkatërrues që goditi atë vend. Ekipi përbëhet nga 10 oficerë dhe inxhinierë, të cilët do të studiojnë ndërtesat e dëmtuara për të përcaktuar nëse ato janë apo jo struktura të shëndosha pas tërmetit. Janë dërguar gjithashtu ndihma humanitare.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i jashtëm izraelit, që vuri gjithashtu në dukje se “ky mision është dëshmi për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe dialogut të ngushtë që ata kanë mbajtur gjatë viteve të fundit, si në nivelin qeveritar, ashtu edhe midis popujve”.

Më shumë se 60 ekspertë të huaj ndodhen në Shqipëri për të bërë të mundur certifikimin së bashku me inxhinierë shqiptarë të pallateve që paraqesin rrezikshmëri dhe duhen shembur, apo të të tjerave që kanë pësuar dëmtime, por që pas rikonstruksionit nuk kanë probleme.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.