Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vodhën ndihmat për banorët, SHÇBA bën sqarimin e rëndësishëm

Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka dhënë një sqarim për pamjet filmike që qarkullojnë në rrjetet sociale, ku duken disa punonjës që shkarkojnë disa pako.

Sipas saj, këto pako janë prova materiale të sekuestruara në operacionin e datës 28.11.2019, ku u arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Në procesverbalin e publikuar, tregohet edhe inventari i produkteve të vjedhura.

Altin Zekaj, me detyrë shefi i seksionit të Rendit pranë komisariatit të Rinasit dhe gruaja e tij Valbona Zekaj, pedagoge tek Akademia e Mbrojtjes, ishin protagonistët kryesorë të vjedhjes së ndihmave, duke arritur të marrin dhe të çojnë në banesën e prindërve të Valbonës.

Ndërkohë që 18 pakot kanë patur si mbishkrim emrin e organizatës “Fundjava ndryshe”.

Në produktet e sekuestruara, u gjetën, qumësht në kuti kartoni, vaj luledielli, makarona, oriz, sheqer, fasule, salçice e etj.

"Pakot me ndihma janë prova materiale të sekuestruara në operacionin e datës 28.11.2019, ku u arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Procedimi i shtetasve të mësipërm u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Me urdher te Prokurorise, të gjitha provat materiale të sekuestruara gjatë këtij operacioni janë magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, ku është mbajtur proces-verbali përkatës"

[gallery ids="929435,929431,929432,929434,929433,929436,929442,929443"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore