Vangjush Dako ka dy ditë që nuk i ndahet Bashkisë së Durrësit.
Siç shihet në këtë video të siguruar nga SHQIP, ai është shfaqur në ambientet e institucionit që drejtoi për 12 vite, menjëherë sapo miku dhe ish-vartësi i tij, Zhulien Varkaj mori drejtimin e Bashkisë.
Me emërimin e mikut të tij në krye të bashkisë pas dorëheqjes së Valbona Sakos, tashmë Dako duket se ka marrë edhe një herë në dorë ‘punët’ e qytetit. Dhe këtë nuk e bën në fshehtësi. Ai prej dy ditësh ka nisur ecejakjet e tij pranë këtij institucioni.
Ish-kryebashkiaku, i cili është edhe përgjegjësi kryesor i lejeve të ndërtimit për një pjesë të pallateve që kanë rënë në Durrës, e ka sulmuar prej kohësh Valbona Sakon.
Sot prokuroria e Durrësit njoftoi nisjen e një hetimi për tragjedinë që ndodhi në Durrës, për të cilën thotë se përveç tërmetit ka edhe përgjegjësi njerëzore dhe institucionale.
“Pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve”, thuhej në njoftimin e prokurorisë.
Burimet thonë se Vangjush Dako po sajon me mikun e tij zgjidhje, për t’i shpëtuar përgjegjësisë për pallatet skandaloze që u shemben si kala rëre nga tërmeti. Sipas burimeve, ai po tenton të fshijë gjurmët dhe katrahurën që la pas në bashki.
A do ketë përgjegjësi për Dakon, apo do ia dalë të fshijë gjurmët? Të presim!
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.