“Ndërtuesit kanë vrarë njerëz…”, deklarata e fortë e Spartak Ngjelës në emisionin Open

Avokati Spartak Ngjela dhe gazetari Carlo Bollino thuajse kanë qenë në të njëjtin mendim lidhur me akuzat që ka ngritur sot prokuroria për pallatet që janë shembur, apo që janë dëmtuar dhe kërkojnë riparime të plota.

Avokat Ngjela tha “nuk duheshin prishur pallatet, sepse bashkë me to janë prishur edhe gjurmët dhe kjo është e tmerrshme. Prokuroria duhet të kishte ndërhyrë menjëherë, sepse tani nuk ka më prova që të mbajnë në këmbë akuzat ndaj ndërtuesve, apo atyre që kanë dhënë lekë”.

Sipas Ngjelës, të gjithë ndërtuesit duhet të vuajnë akuzat më të rënda, jo të dalin me shpërdorim detyre, apo ndërtim pa leje. Ngjela shkoi edhe më tej, duke thënë se nuk duhet të ishin legalizuar ato objekte pa asnjë vlerë ndërtimore, apo strukturore.

Ndërsa Bollino bëri një krahasim të thjeshtë. Ai tha se në Itali, në raste të tilla që janë të shumta dhe me shumë viktima, Drejtësia ka ngritur akuzë për vrasje të shumëfishtë”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.