Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Kur bie tërmet, ja gabimet që bëjmë të gjithë dhe rrezikojmë jetën

Inxhinierja Luljeta Bozo jep disa këshilla për këdo shqiptar që përballet me tërmetin. E ftuar në oranews, inxhinierja shprehet se ka disa veprime fare elementare që një njeri duhet të kryejë kur përballe me lëkundjet e tërmetit.

“Nuk është se e kaluam këtë tërmet edhe shpëtuam. E para dhe e dyta, duhet të mësohemi, që kur bie tërmeti, nuk duhet lëvizur. Janë ca gjëra fare elementare. Sepse lëvizin, vrapojnë nëpër shkallë. Është gjithë pallati. E keqja më e madhe është që futemi në ashensor, që nuk lejohet kur ka lëkundje sizmike, se mund të bllokohesh dhe mund të ngelesh edhe brenda.

Vrapojnë nëpër shkallë dhe përplasen me njëri-tjetrin, duke thyer këmbë e kokë vetëm nga paniku. Ndoshta nuk ka vend për panik. Rri poshtë një tavoline të qëndrueshme, ose mos lëviz fare nga vendi. Ose rri poshtë asaj katrorit të derës, kur është më murë jo me kartonxhez. Sepse aq është ajo, disa sekonda“ - shprehet inxhinierja Luljeta Bozo.

Pasi kanë mbaruar lëkundjet puna e dytë është të shikosh nëse shtëpia juaj ka çarje. “Pas atyre pak sekondave, dil dhe shiko nëse ke çarje të mureve. Hidhi një sy shtëpisë. Mos shiko se çfarë qelqurinash të ranë.

Zbrit, dil përjashta nga shkallët. Dhe këtu duhet edukimi. Duhen parë difektet që shihen me sy, edhe nga një jo-profesionist, por që e kuptojnë se përbëjnë rrezik. Përshembull, nëse është godinë me muraturë dhe ka çarje diagonale, 45 gradë është e rrezikshme.

Nëse e ke me kolonë dhe me trarë dhe aty ku bashkohet kolona me traun ka çarje, ose në katin e parë ka marrë shumë çarje kolona ajo është e rrezikshme. Atëherë mos u fut brenda pa ardhur pa të thënë specialisti që të hysh apo të mos hysh. Mos rreziko kokën pasi jeta është e para. Po nuk ke jetën nuk bën dot asnjë gjë./Oranews

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore