FOTO/ Zhvishen dhe shtrihen në tokë të përgjakur, ja pse…


Rreth 70 aktivistë që mbrojnë kafshët janë zhveshur nudo dhe janë lyer me gjak të rremë për të protestuar kundër industrisë së gëzofit.

Ata kanë manifestuar në qendër të sheshit të Katalonjës në Spanjë gjatë të dielës dhe imazhet janë bërë virale në rrjete sociale.

Të gjithë shfaqen të shtrirë sipër njëri-tjetrit duke mbuluar zonat intime dhe qëndrojnë pa lëvizur teksa gjaku i rremë i rrjedh nëpër trup.

Protesta u zhvillua nga organizata “Anima Naturalis”, të cilët thonë se çdo vit vriten qindra kafshë për të krijuar rroba me gëzofin e tyre. Aktivistët kërkojnë që autoritetet spanjolle të ndalojnë praktikën.

Industria e gëzofit apo leshit është ndaluar në një numër vendesh evropiane përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë, por mbetet e ligjshme në Spanjë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.