“Doja të ndjeja dheun…”/ Bebe Rexha ndodhet në Bubq, ja shtëpinë e kujt do të rindërtojë (FOTO)

E shoqëruar nga babai i saj, këngëtarja e famshme me originë shqiptare, Bebe Rexha, ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën postërmetit shkatërrues të 26 nëntorit..

Ajo aktualisht ndodhet në shtëpinë e Musa Dacit në Bubq, e shoqëruar nga aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku.

Në një deklaratë për mediat, këngëtarja tha se pavarësisht famës që ka marrë nuk do ta harrojë kurrë origjinën e saj dhe se do jetë aty për Shqipërinë. Bebe gjithashtu tha se do e fillojë punën e saj me ndërtimin e dy shtëpive dhe se dëshiron të kontribuojë në ndërtimin e shkollave.

“Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri.

E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh.

Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj. Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë”, tha Bebe.

Ajo udhëtoi nga SHBA në Bubq për të monitoruar nga afër situatën. Ndërsa në Instagram shkroi: “Përshëndetje. Më në fund mbërrita në Shqipëri. Po shkoj në fshatin Bubq. Do shohim si janë gjërat dhe do ju mbaj të përditësuar”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.