Do t’i rindërtojë shtëpinë, në shenjë mirënjohje familja i “dhuron” Bebe Rexhës një… (FOTO)

Pak minuta më parë, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ishte në Bubq ku vizitoi familjen e Musa Dacit, të cilës do t’i rindërtojë shtëpinë e prishur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë një deklarate për mediat, Bebe u shpreh se është krenare që ka gjak shqiptar. Ajo shtoi se tani është koha që të gjithë të bëhemi bashkë.

“E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh”, u shpreh Bebe.

Ndërkohë në shenjë mirënjohje, Musa Daci i dha këngëtares një portokall. Në një postim në “Instastory”, Bebe e vlerësoi gjestin e tij dhe u shpreh se ky portokall shkon për të gjithë ata që kanë ndihmuar që shtëpia e tij të rindërtohet.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.