Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Vangjush Dako rikthehet në bashki, pasi i besuari i tij mori drejtimin e Durrësit (VIDEO)

Pasi bëri dy gafa brenda një dite, kryebashkiakja e Durrësit dha dorëheqjen.

Fillimisht ajo u shpreh për mediat se: Ishte e lumtur me 50 viktima nga termeti, duke dashur të tregonte se mund të kishte pasur më shumë se aq, por zgjodhi fjalët e gabuara për ta bërë një gjë të tillë.

Ajo u shpreh edhe se qytetarët po strehohen në hotele me 5 yjë që ata nuk mund ti paguajnë as për pushime.

Por teksa u kryqëzua për këto deklarata ajo dha dorëheqjen.

Sot në vendin e saj u emërua, njëri nga 4 nënkryetarët e bashkisë së Durrësit.

Sapo mori detyrën Zhylien Varfaj, opozita në Durrës e akuzoi si një vegël të ish- kryebashkiakut Vangjush Dako.

Dhe pak orë pas akuzave të opozitës, Sali Berisha publikon një video ku dallohet Vangjush Dako në ambientet e bashkisë./Express

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore