Tragjedia e 26 nëntorit/ Ja çfarë bëjnë tifozët italianë (FOTO)


Gjatë këtyre ditëve të trishta në të cilat është zhytur e gjithë Shqipëria, reagimet në mbështetje të të prekurve nga tërmeti kanë qenë të shumta.

Shumë vende fqinje janë solidarizuar me Shqipërinë në këto ditë të trishta të krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 njerëz dhe u plagosën 900 të tjerë.

Së fundmi është parë që qindra tifozë dhe futbollistë italianë janë solidarizuar me vendin tonë gjatë të shtunës teksa kanë ngritur një banderolë në stadium me shkrimin: Pranë popullit shqiptar.

Ka qenë ndeshja mes Xhenovës dhe Torinos ku tifozët vendas banderolën me lutjen për shqiptarët.

“Forca, Shqipëri” ishte një tjetër banderolë e shpalosur nga tifozët e Leçes në Itali.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.