FOTO/ Si u shkatërrua Tajvani pas tërmetit me magnitudë 6.4, ja çfarë ndodhi me ndërtuesit e arkitektët

6 shkurtin e vitit 2016, një tërmet I fuqishëm, i magnitudës 6.4 goditi Tajvanin. Kjo ishte lëkundja më e fortë që regjistrohej në këtë territor që prej vitit 1999; ajo shkaktoi 117 të vdekur e 550 të plagosur. Tre ditë pas sizmës së madhe, autoritetet tajvaneze I hodhën prangat dy arkitektëve dhe ndërtuesit të kompleksi apartamentesh, i cili u dëmtua rëndë nga lëkundjet e forta të tokës, duke shënuar vetëm aty, me dhjetëra viktima.

Arrestimet u bënë me argumentin e neglizhencës profesionale, që çoi në humbje jetësh dhe lëndime. Kulla 17 katëshe Golden Dragon, e ndërtuar nga kompania Wei-guan u shemb duke zënë njerëzit brenda. Hetuesit zbuluan atëherë, nga sa shkruante Wall Street Journal, se në ndërtimin e strukturës ishte përdorur vetëm gjysma e numrit të kolonave të parashikuara në projekt, ç’ka minonte ndjeshëm aftësinë e godinës për t`i bërë ballë tërmeteve të forta.

Edhe pse pati edhe ndërtesa të tjera të dëmtuara në atë kohë, kulla Golden Dragon ishte e vetmja që u rrëzua plotësisht. “Sistemi strukturor I godinës ishte shumë i dobët”, tha asokohe për Reuters Sheen Mau-song, anëtar I Shoqatës vendase të Inxhinierëve.

“Kishte pak kolona mbajtëse, ato ishin shumë të shpërndara, dhe materialet e përdorura për ndërtimin nuk ishin shumë cilësore”, qe shprehur ai. Prokurorët dhe zyrtarët vendorë nisën të hetojnë edhe praktikat e biznesit të ndërtuesit Lin Ming-hui, duke zbuluar në fund se ai e kishte kthyer në rutinë ndryshimin e emrit, dhe hapjen apo mbylljen e kompanive, ç’ka dëshmonte qartë përpjekjet për të mbuluar veprimet abuzive.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.