Fëmijët e dëshpëruar e të guximshëm, “luftojnë” me flakët e mbeturinave për të gjetur sende… (FOTO)

Fëmijët dhe të rinjtë e guximshëm hidhen nëpër grumbujt e djegur të mbeturinave, me shpresen për të gjetur artikuj që më pas t’i shesin. Kjo është historia e të rinjve të varfër në Bangladesh, mes tyre edhe 12-vjeçarë, të cilët ecin në nëpër male aty ku gjenden mbeturinat në Chittagong.

Ata grumbullojnë sende që ende digjen me shpresën se më vonë mund të shiten në një treg. Puna e rrezikshme i gjen ata duke prekur shishe plastike, sende metalike, lodra, çanta dhe pajisje mjekësore të cilat janë hedhur në mbeturina.

Dhe e dini sa fitoni? 3-6 dollarë në ditë, pavarësisht orëve të gjata në atë vend të rrezikshëm. Fotografi, Azim Khan Ronnie, shkrepi disa fotografi paso gjeti fëmijët duke punuar në pjesën e sipërme të këtyre grumbujve, të cilat janë vendosur lart në përpjekje për t’i tkurrur ato.

32 vjeçari nga Dhaka, Bagladesh, është shprehur se ka mbetur i surprizuar se “sa energjik dhe të lumtur” ishin ata kur gjenin ndonjë send gjatë punës së tyre të frikshme dhe të lodhshme.

“Shikon për gjëra metalike, plastike dhe lodra, pasi kishin vlerë në treg. Është diçka shumë e rrezikshme pasi aty hidhet çdo lloj mbeturine. Pajisjet e mjekësisë janë më të rrezikshmet për ta”, është shprehur fotografi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.