“Faleminderit që s’i ndatë djemtë e mi nga të tjerët!”, fjalët prekëse të babait të vëllezërve të ndjerë nga Kosova

“Falënderoj qeverinë shqiptare që nuk i ndau fëmijët e mi dhe nga viktimat e tjera!”.

Këto janë fjalët prekëse të babait të dy vëllezërve nga Kosova që humbën tragjikisht jetën gjatë tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri.

Babai i vëllezërve Abazi u shpreh falënderues për faktin që qeveria shqiptare ndihmoi familjen e tij me shumën 16.000 euro.

Mëngjesin e sotëm në familjen Abazi zhvilloi një vizitë ngushëlluese ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

Arkëmorti i dy vëllezërve nga Gjilani, Isa dhe Shemsi Abazi u përcoll të enjten për në banesën e fundit. Të afërmit e të ndjerëve dëshmuan për mediat kosovare se dy vëllezërit kishin shkuar në Durrës për mbijetesë, për t’i shpëtuar varfërisë së tejskajshme.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.