EURO 2020/ Dita e shortit, rrezikohen përballje titanësh që në grupe


Shorti i Euro 2020 hidhet ditën e sotme. Në “ROMEXPO”, prej orës 18:00 do të nisë ceremonia e hedhjes së shortit, nga ku do të mësohen përballjet në kampionatin europian, që këtë herë është i veçantë për faktin se do të zhvillohet në disa shtete.

Aktualisht dihen 20 prej kombëtareve pjesëmarrëse në Europian, ndërkohë që katër ekipet e tjera do të mësohen pas ndeshjeve të Nations League. Finalet e këtij kompeticioni zhvillohen më 31 mars. Sa i takon vazove, ato janë përcaktuar më parë dhe rrezikohen përballje mjaft interesante.

VAZO 1 ka gjashtë ekipe si Belgjika, Italia (pritëse), Anglia (pritëse), Gjermania (pritëse), Spanja (Pritëse) dhe Ukraina. Për shkak të problemeve me këta të fundit, Rusia (pritëse) zhvendoset në vazon e dytë. Në këtë vazo ka ekipe mjaft të forta, si Franca kampionë bote dhe Kroacia finaliste. Kjo vazo plotësohet edhe me kombëtare si Polonia, Zvicra dhe Holanda (pritëse).

Në vazon e tretë spikat Portugalia, ndërkohë që janë edhe këto kombëtare: Turqia, Danimarka (Pritëse), Austria, Suedia dhe Çekia. Në vazon e katërt dihen vetëm dy ekipe: Uellsi dhe Finlanda. Katër ekipet e tjera do të vijnë nga Nations League.

Nga Liga A vjen një mes Islandës, Bullgarisë, Hungarisë dhe Rumanisë. Nga liga B një mes Bosnje-Hercegovinës, Sllovakisë, Irlandës ose Irlandës së Veriut, kurse në nga liga C ka kombëtare si Skocia, Norvegjia, Izraeli dhe Serbia. Një shans e ka edhe Kosova, që do të tentojë të kalojë Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale dhe më pas të kërkojë të mundë fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi./abcnews.al

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.