Vangjush Dako kalon mes rrenojave në Durrës, firmosi çdo leje ndërtimi për 12 vjet

Në 12 vite të drejtimit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako firmosi me mijëra leje ndërtimi. Ai është fiksuar nga kamera e abcnews teksa kalon me makinen e tij luksoze pranë hoteleve të gjymtuara apo që janë zhdukur plotësisht, siç është ai Hotel “Mira Mare”.

Jashtë kamerave, ekspertët pohojnë se një pjesë e mirë e hoteleve do të duhet të shemben, pasi kanë marrë goditje të forta në strukturën mbajtëse. Shumë prej objekteve të vendosura në bregdet, nuk kanë respektuar lejen e ndërtimit, duke shtuar katet e hoteleve në përfundim të çdo sezoni turistik.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.