Kosova mbledhje të jashtëzakonshme, 500 mijë euro për tërmetin në Shqipëri

Qeveria e Kosovës zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme për situatën e krijuar në Shqipëri, ku u mbajt dhe një minutë heshtje për viktimat e tërmetit.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj njoftoi se përveç njësive të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, është bërë edhe mobilizimi I kompanive private që kanë kontratë me ekzekutivin kosovar, me qëllim që të jenë në gjendje gatishmërie për çfarëdolloj nevoje.

Ndërmarrjet publike Trepca dhe Koorporata Energjetike e Kosovës kanë dërguar gjithashtu ekipe zjarrfikësish. Ndërsa Ministria e financave ka propozuar alokimin e një ndihme prej 500 mijë eurosh për të prekurit nga tërmeti.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.