Allajbeu: Dera jonë është e hapur, shërbim falas për të prekurit e tërmetit!

Spitali Amerikan pranë qytetarëve në këtë emergjencë kombëtare.

Dr. Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan gjatë një prononcimi për median ka deklaruar se: në këtë situatë emergjence Spitali Amerikan në kordinim me Ministrinë e Shëndetësisë ofron ndihmën e parë falas për të gjithë personat e lënduar nga tërmeti që goditi vendin tonë.

Në të tre degët tona stafi mjekësor është në gadishmëri të plotëpër të pritur dhe për tu përballur me çdo emergjencëshëndetësore që mund të kenë patur personat e dëmtuar dhefamiljarë të tyre.

Një numër i madh pacientësh ka marrë ndihmën e parë pranëurgjencave dhe disa prej tyre vazhdojnë të jenë nën kujdesinmjekësor.

Spitali Amerikan është pranë jush me të gjitha shërbimet e tij nëkëtë situatë të vështirë kombëtare.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.