Vijon fshesa/ Vettingu “i pret kokën” gjyqtarit dhe prokurorit, konfirmohet….

Një gjyqtar në Durrës dhe një prokuror në Lezhë janë shkarkuar sot nga organet e vettingut, ndërsa është konfirmuar në detyrë një prokuror i Apelit në Vlorë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë sot nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Arben Vrioni. Vrioni u shkarkua nga detyra për shkak të problemeve të theksuara me pasurinë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra edhe të prokurorit të Lezhës, Simon Pashuku. Mësohet se KPK vuri në dukje disa probleme të pasurisë gjatë seancës dëgjimore.

Simon Pashuku e filloi karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 1999. Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe përgjatë 5 viteve e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Kukësit. Në vitin 2017, Pashuku u emërua në Prokurorinë e Lezhës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Apelit në Vlorë, Kleanth Zekën.

Kleanth Zeka e ka nisur karrierën si oficer i policisë gjyqësore dhe më pas është emëruar si prokuror në Vlorë. Në qershor 2014 ai është promovuar në detyrë si prokuror i Apelit të Vlorës, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.