Të hënën votohet SPAK/ 60 hetues për Byronë Kombëtare të Hetimit, tmerri për politikanët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se të hënën do të votojë 8 prokurorët e parë që do të çelin për herë të parë, Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, njohur si SPAK.

Po në këtë mbledhje, sipas rendit të ditës së zbardhur nga KLP, do të shpallet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK. Të ftuar në mbledhjen e KLP-së thirrur nga kryetari Gent Ibrahimi, do të jenë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS,  OPDAT, si dhe vëzhgues të tjerë të akredituar.

Tetë prokurorët që pritet të miratohen janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami (Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Pas zgjedhjes së tyre nis gara për zgjedhjen e drejtuesit, për të cilin Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të votojë miratimin e metodologjise për vlerësimin e kandidatëve për drejtues të Prokurorisë së Posaçme.

Pas emërimit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme do të fillojë procesi për përzgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ata që janë të interesuar për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të BKH-së duhet t’i referohen ligjit “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” (Ligji për SPAK-un), 2016.

Neni 34, i Ligjit për SPAK-un, liston kriteret minimale që duhet të plotësohen nga kandidatët, ku përfshihet përvoja në punë, arsimimi, dhe sjellja në të shkuarën.

BKH do të ketë në përbërje 60 hetues. Aplikantët për pozicionin e drejtorit dhe hetuesit të BKH-së duhet të dinë që procesi i përzgjedhjes do të jetë shumë rigoroz dhe sfidues. Ai është përcaktuar në Ligjin për SPAK-un dhe do të vlerësojë aftësitë profesionale, integritetin si dhe aftësitë mendore e fizike të aplikantëve.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.