Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Tani, momenti ynë...”, një hungarez në krye të Komisionit të Zgjerimit në BE

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e vlerësoi lart konfirmimin e kandidatit hungarez si komisioner për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Europian.

Oliver Varhelyi, 47 vjeç e mori dritën jeshile këtë javë nga deputetët e Parlamentit Europian. Orban e përshkroi këtë si "suksesin më të madh diplomatik" në një dekadë.

Duke e cilësuar pozitën e Varhelyit si "portofolin më të rëndësishëm europian në pesë vjetët e ardhshëm", Orban tha se ai do të mbulojë çështje të rëndësishme, si emigracionin përmes vendeve të Ballkanit, lidhjet me Ukrainën dhe sigurinë energjetike në Kaukaz dhe Azerbajxhan.

Hungarezët tani "mund të rrisin ndikimin e tyre në politikat europiane", tha Orban.Varhelyi ka qenë kandidati i dytë nga Hungaria që është propozuar për komisionar evropian. I pari, Laszlo Troscanyi, u refuzua nga Parlamenti Evropian për shkak të konflikteve të interesit.

Në total, Parlamenti Europian ka refuzuar tre kandidatë: nga Hungaria, Rumania dhe Franca. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse përbërja e re e Komisionit Evropian nuk e ka nisur punën në 1 nëntor, ashtu siç qe planifikuar fillimisht.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore